Biznesmeni i njohur shqiptar: Fadil Hasën e kishit harruar, sa iku, vrapuat me statuse e foto dashurie…

589
0

I jepet lamtumira e fundit aktorit të humorit, Fadil Hasa. Ikona e estradës shqiptare u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Ndërkohë që në rrjete sociale dhe media politika po bën homazhe dhe nderon figurën e Hasës, të shumtë janë ata persona që apelojnë që artistët duhet të vlerësohen dhe mbështeten sa janë gjallë.

Pas pedagogut Erion Kristo, i cili sot përmes një statusi në rrjete sociale u shpreh se dashuria pas vdekjes “nuk eshte e keqe, por une pelqej dashurine ne gjallje. Nese rrethi i njerezve tamam ngushtohet, duhet zgjeruar rrethi i mirenjohjes”, vjen një tjetër reagim i fortë.

Biznesmeni i njohur Zak Topuzi shkruan: “I haruar dhe nje artist i madh i humorit si Fadil Hasa. Sa vdiq, vrapojne te shkruajne statuse e te nxjerin foto dashurie”.