Historia e kësaj nëne të bën për të qarë: Ishte shtatëzënë dhe lindi fëmijën para kohe, që burri i saj të mund ta mbante fëmijën në krahë pesë ditët e fundit të jetës së tij

802
0

Çifti Mark dhe Diana priste një fëmijë, por kjo ngjarje e gëzueshme u përkeqësua nga një fakt shkatërrues, Marku kishte vetëm pesë ditë për të jetuar. Mark, 52 vjeç, u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë.

Pas gjashtë muajsh të kimioterapisë, ai filloi të kishte probleme me frymëmarrjen. Nga kimioterapia ai pësoi fibrozë pulmonare. Disa javë më vonë, atij iu tha se gjendja e tij ishte fatale. Një dëshirë e tij: “Do të doja ta shihja fëmijën”, tha Mark.

Diana vendosi që të lindte foshnjën 2 javë më herët, kështu që sapo fëmija Savannah erdhi në jetë, Marku e mbajti atë për 45 minuta. “Ne vetëm qanim” tha Diana. Marku ishte i zgjuar dhe i vetëdijshëm ditën e lindjes, por ditët në vijim ishin më të vështira për të.

Ai kishte vetëm forcë të mjaftueshme për të mbajtur Savannah për rreth një minutë. “Nëse ajo qante, ai tundte kokën dhe mërmëriste,” tha Diana. “E vendosa vajzën në krahët e tij kur ai ishte në koma disa herë, dhe dora e tij shkonte drejt saj.”

Mark ra në koma dhe rrahjet e tij në monitor po shuheshin, Diana kuptoi se këto mund të ishin momente të fundit të tyre së bashku.”E kam vënë në krahë dhe e kam mbajtur dorën derisa ai ka ndalur frymëmarrjen”, tha Diana.