Kush e vodhi medaljen e Botërorit?! FIFA habit me deklaratën për rastin e çuditshëm

595
0

Për këtë rast po flitet në mbarë botën, por edhe në Shqipëri.

Marion Mayer-Vorfelder, vajza e ish-presidentit të federatës gjermane, qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ajo u dorëzoi medaljet kroatëve dhe francezëve.

Për një moment ajo u duk sikur futi një medalje në xhep.

Gazetat dhe portalet vërshuan me tituj: “A e vodhi një medalje zonja e FIFA-s?”

Pas shumë spekulimeve, FIFA është detyruar që të bëjë një sqarim zyrtar.

Sipas tyre, ishte një medalje e tepërt. Në total shpërndahen 50 medalje për çdo ekip. Por ekipit francez i mungonte një anëtar. Medaljen e mbetur ajo e futi në xhep. Sipas FIFA-s, ajo u dërgua më vonë. Diçka normale.