Solli para nga Gjermania për të operuar babain, Mjekja tregon si pagoi kolegët ne Shqiperi: kur je në hall, edhe si kolege je e detyruar

196
0

Jetojmë në kohën kur mjekësia është kthyer në biznes. Duhet të japësh sesbën lekë për të ofruar shërbimin mjekësor. Deri këtu jemi dakord. Por të shumta janë rastet kur edhe pse paguan faturën shërbimi mjekësor nuk është cilësor duke të të shkaktuar dëmtime në shëndet apo dhe mund të të marrë jetën siç ndodhi me 28 vjeçaren Irida Hasalla.

Të ftuar për të diskutuar në studion e emisionit “Përballje” në Report TV, mjekja nga Gjermania Aurora Dollenberg tregon rastin vetjak. Edhe pse ajo vetë mjeke tregon se u detyrua të kontrollojë në çdo hap gjëndjen shëndetësore të babait të saj por dhe të dërgonte lekë nga Gjermania për të paguar kolegët.

Babait tim i dhanë takim për operim nga sot për nesër ndërkohë që ai është pacient me zemer. Po ta bënte vërtet operimin do të kishte vdekur për shkak të rreziqeve që ka anestezia. Operacionet merren shumë lehtë kur bëhet fjalë çfarë rreziqesh mbart një pacient para se të futet në thikë”

Unë jam e detyruar të dërgoj lekë për operimin e babait tim se përndryshe do të kishte vdekur nga infeksioni. Nëse nuk do të kisha të paguaja shuma të mëdha lekësh nuk do të kisha mundësi që babain nga Gjermania ta trajtoja se do të kishte vdekur nga infeksioni për një operim të thjeshtë (heqje dhjami). Lekët kërkohen nga personeli mjekësor. E ti kur je në hall qoftë dhe si kolege je e detyruar të paguash nga Gjermania kolegët në Shqipëri që babai juaj të shkojë në shtëpi dhe jo në arkivol. Zgjidhja është të shpëtosh jetën e pacientit.  Sepse mendon se jeta e të afërmit tënd është shumë më e shtrenjtë se ata para që jep jashtë faturave.​​​​” tha ajo për emisionin ‘Përballje’