Cfarë pritet në fundjavë? Sinoptikani zbulon parashikimin e MOTIT për ditët në vijim..

27792
0

Një fundjavë me kthjellime dhe kalime të pakëta vranësirash, kështu pritet të jetë moti këtë fundjavë sipas sinoptikanit Hakil Osmani. Në një lidhje direkte për Klan News, Osmani thotë se pritet që fundjava të jetë kryesisht me mot të qëndrueshëm në territorin shqiptar. 

Hakil Osmani: Dita e sotme ka nisur nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta në orët e para të mëngjesit, por pritet që mesdita dhe pasditja të sjellin dominim të kthjellimeve në Ultësirën Perëndimore. Parashikohet që fundjava të vijojë me mot të qëndrueshëm, do të ketë intervale të gjata kthjellimesh, kalime të pakëta të vranësirave, më të fokusuara këto vranësira pritet të jenë në zonat malore, por nuk pritet të kemi prezente reshje. 

Përsa i përket temperaturave të ajrit, sinoptikani Osmani thotë se do të pësojnë rritje, madje ditën e dielë pritet të shënojnë deri në 19 gradë Celsius në zonat e Ultësirës Perëndimore. 

Hakil Osmani: Përsa i përket temperaturave të ajrit, do të vijojë rritja e tyre graduale. Edhe pse mëngjesin e ditës së shtunë do të kemi një rritje të lehtë me 1 gradë Celsius, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore të shënojnë minus 1 ose 0 gradë Celsius. Ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 4 gradë Celsius deri në 8 gradë Celsius në orët e para të mëngjesit. Parashikohet që mesdita të sjellë një rritje tjetër të temperaturave të ajrit duke bërë që ditën e shtunë të regjistrojnë vlerën edhe 11 gradë Celsius në zonën malore, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do t’i kemi rreth vlerës 18 apo 19 gradë Celsius. Dita e dielë sjell një tjetër rritje me 0.5 gradë Celsius të temperaturave të ajrit, më e ndjeshme rritja do të jetë në orët e para të mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë temperaturat në vlerën 19 gradë Celsius.