Skema e re drejt Anglisë/ Çmimi 5000 deri 9000 stërlina “Sot kaluam me Sukses”

166
0

Çmimet dhe ofertat për hyrje ilegale reklamohen masivisht nga trafi kantët në Instagram dhe Tik Tok.

Pas një kërkimi të shpejtë në këto rrjete sociale zbulohen çmimet e trafikimit drejt shtetit ishullit.

Një shqiptari që ëndërron mbërritjen në Angli nëse do të zgjedhë të shkojë me metodën klasike përmes kamionit, duhet të paguaj 15.000 deri 20.000 stërlina.

Muajt e fundit trafikantët shqiptarë në Francë ofrojnë çmime nga 5 deri në 9 mijë stërlina për kalimin e shqiptarëve me gomone.

Falë çmimit tre herë më të lirë se sa ai me kamion, janë të shumtë shqiptarët që zgjedhin këtë mënyrë mbërritje në Angli.

Kjo video në Tik Tok tregon kalimin me gomone të disa shqiptarëve drejt Anglisë dhe mban mbishkrimin.
“Sot kaluam me Sukses”.

Andi Mahila Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme, i tha komisionit parlamentar të sigurisë se Britania e Madhe nga viti 2017 deri në Nëntor 2021dëboi përmes fluturimeve ajrore 5191 shtetas shqiptarë.

SHQIPTARË DËBUAR NGA ANGLIA 2017-2021

2017-1538
2018-1617
2019-883
2020-584
2021-569

Po për të njëjtën periudhë kohe janë dëbuar 52 minoren.

MINO RENË SHQIPTARË DËBUAR NGA ANGLIA 2018-2021

2018-4
2019-16
2020-29
2021-3

Gjatë viteve 2014-2020 Ambasada Britanike në tiranë nga autoritetet policore shqiptare të kufirit, kërkoi verifikimin e 6.377 personave për llogari të agjencisë britanike të emigracionit.

KËRKESA VERIFIKIMI NGA AMBASADA BRITANIKE NË TIRANË

2014-740
2015-1331
2016-1578
2017-1046
2018-1319
2019-300
2020-63