Edi Rama bën ndryshime në qeveri, kujt i jepet posti i rëndësishëm

57
0

Kreu i qeverise Edi Rama vazhdon ndryshimet në postet e zëvendësministrave, dy muaj pas emërimit të qeverisë së re, që drejtohet prej tij në mandatin e tretë.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë është liruar nga detyra Albert Nikolla dhe në vendin e tij si zv/ ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Këshilli i Ministrave sot ka firmosur edhe disa vendime të tjera që pritet që të njoftohen nga vetë ministrat në orët në vijim.