Bieta Sulo nuk i mban dot lotët në emision pas lajmit te trishte qe mori, preken dhe te ftuarit

196
0

Moderatorja e njohur Bieta Sulo nuk i ka mbajtur dot lotët në emisionin e saj ‘Ftesë në 5’, ku së bashku me të ftuarit kanë diskutuar për ndarjen nga jeta të artistes Hueyda El Saied.

“Hueyda më komentonte gjithnjë për Kroin dhe unë po ashtu për Gabrielin. Mbaj mend këtë shtator komentova kur ai nisi shkollën”, tha ndër të tjera Bieta tejet e prekur.

Hueyda u nda sot nga jeta, pas një sëmundje të rëndë.

46-vjeçarja është larguar prej disa vitesh nga Shqipëria dhe jetonte në Luksemburg, së bashku me djalin dhe partnerin e saj, Thierry.

Ajo dhe Thierry u martuan në fshehtësi në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Në një intervistë në atë periudhë, Hueyda El Sayed tha se kishte një jetë që priste të martohej me partnerin e saj.

Hueyda El Sayed lindi në Tiranë në vitin 1975. Gjatë karrierës së saj profesionale, ka punuar në disa fusha, si piktore, balerinë, moderatore dhe spikere lajmesh. Ndërsa në vitin 2000 ka botuar romanin e parë me titull “Ngjyra e lëkurës sime”.