Skandali/ Arrestohet ish-pronari i Universitetit ‘Kristal’: Ja për çfarë akuzohet

538
0

Pas një hetimi 2-mujor të Prokurorisë, ditën e sotme është vënë në pranga Ahmet Muça, Ish-pronari i Univeristetit privat “Kristal”.

Sipas “News 24”, Muça është arrestuar nga policia nën akuzën e “Falsifikimit të Diplomave”, çështje kjo që u bë pjesë e një skandali që i tejkaloi kufijtë shqiptarë.

Në vitin 2012, djali i politikanit italian Umberto Bossi, Renzo Bossi, rezultonte të kishte një diplomë nga ky universitet, pa shkelur kurrë në Shqipëri dhe pa ditur asnjë fjalë shqip.

Dy vite pas këtij skandali, Universiteti “Kristal”, u mbyll nga Ministria e Arsimit. Tashmë, Ahmet Muça akuzohet se ka pajisur me diploma universitare persona që nuk rezultonin të regjistruar në këtë institucion.