Aktori i njohur shqiptar ndahet nga bashkëshortja pas 20 vitesh martesë

408
0

Xhim Belushi divorcohet nga bashkëshortja. Mediat e huaja ditën e djeshme raportuan se aktori shqiptar dhe bashkëshortja e tij i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 20 vitesh.

Bashkëshortja e Jim Belushit, Jennifer Sloan, ka dorëzuar dokumentet për hapjen e procedurave të divorcit pas thuajse 20 vitesh martesë me aktorin shqiptar.

Sipas burimeve, Jennifer dorëzoi dokumentat të hënën, ditën e 36 vjetorit të vdekjes së vëllait të Jim, John Belushit. John Belushi vdiq nga një mbidozë droge më 5 mars 1982.

Aktori shqiptar 63-vjeçar ka qenë i martuar për 8 vite me Sandra Davenport me të cilën ka një djalë Robertin. Ndërsa martesa me aktoren Marjorie Bransfiel zgjati vetëm dy vjet. Ylli i ‘According to Jim’ u martua me Jennifer Sloan më 2 maj 1998 dhe janë dy fëmijë Jamison 18 vjeçe dhe Jared, 16 vjeç.