Shokuese/ Vali Corleone arrestohet dhe dërgohet në psikiatri: Ja ç’ka bërë në shtëpi

972
0

Vali Corleone, personazhi i famshëm televiziv që ka deklaruar se ëhstë pjesë e familjes mafioze Corleone në Itali, së fundmi duket se është duke përjetuar probleme të mëdha në jetën private. Mësohet se pas një mosmarrëveshjeje me prindërit, ai është arrestuar dhe është dërguar në psikiatri.

 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.”-ka thënë Hashani për “Gazetën Express”, duke shtuar se nuk dihet ende shkaku i konfliktit me prindërit.

Mësohet se policia fillimisht kishte dashur ta shoqëronte në komisariat për një bisedë, por për shkak të sjelljes së tij të dhunshme, Vali është arrestuar dhe është dërguar në psikiatri e më pas në ambientet e paraburgimit.

Kjo pasi prindërit e tij, R.S. dhe H.S. e kanë denoncuar për ngacmim dhe kanosje. Burime pranë tij bëjnë të ditur se Vali fillimisht ka bashkëjetuar për disa kohë me prindërit, por më pas i ka përzënë ata nga shtëpia.