“Tezes i vjen era nënë”, çfarë fshihet pas lidhjes magjike me nipërit dhe mbesat

Vetëm ajo është në gjendje të përqafojë si një nënë, të mbajë sekretet si një motër dhe të flasë në lidhje me dashurinë si një mike!

Kjo shprehje është më e famshmja sa u përket tezeve, por jo e vetmja.

Ajo është një figurë që i jep dashuri pa fund nipit/mbesës, përkedhelje dhe siguri për një kohë te gjatë, dhe nga ana tjetër, edhe për tezen kjo marrëdhënie përfshin emocione të jashtëzakonshme.

Dashuria e tezes është e pakushtëzuar.

Prej momentit të parë kur tezja mban nipin/mbesën në dorë, krijohet një lidhje e pashkëputshme; asaj i vjen era nënë!

Ju që keni teze ndoshta do e kuptoni më shumë këtë artikull.

Po ashtu, edhe ju mbesa e nipër, tashmë po ndaloni enkas në këtë shkrim dhe të kuptoni magjinë e marrëdhënies që keni me “gjysmë nënën”, tezen tuaj të mrekullueshme…

1. JU JEP KËSHILLA TË MIRA
Pas prindërve, personi i parë që ju vjen në mendje për të marrë këshilla është tezja.

Në rast se druheni për të folur me mamanë tuaj, atë e keni mbështetjen e parë.

Sipas rasteve të ndryshme, kemi dalë në përfundimin se këshilla që ajo jep është më e mira.

2. VIZITAT TE AJO KONSIDEROHEN SI PUSHIME
Nuk ka gjë më të bukur sesa të shkosh te shtëpia e tezes për vizitë.

Ajo do bëjë të pamundurën t’ju presë me gjithë të mirat.
Edhe me prindërit kënaqesh kur bën një piknik, por argëtimi në shtëpinë e tezes mund të konsiderohet sikur je me pushime.

Nëse ju i kërkoni një ëmbëlsirë që ju pëlqen shumë, ajo direkt do jua sjellë.

Në shtëpinë e saj jeni të lirshëm, sikur jeni në shtëpinë tuaj, por ndryshimi i vendit ju argëton edhe më shumë.

3. AJO MENDON SE JU JENI SHUMË TË MIRË
Tezja gjithmonë mundohet t’ju rrisë vetëbesimin.

Prindërit ju kritikojnë më shumë, ndërsa tezja ju përkrah për gjërat që doni të realizoni.

Tezja në shumicën e rasteve mundohet t’ju japë kurajë!

4. JU BËN TË NDIHENI SPECIALË
Tezja ndjen pothuajse të njëjtën dashuri për ju sikurse ndjen mamaja juaj.

Ajo është motra e mamasë, pra ndër njerëzit tuaj më të afërt.

Tezja ju bën të ndiheni specialë për atë që jeni dhe nuk përpiqet t’ju ndryshojë.

5. NËSE KENI PROBLEME ME PRINDËRIT, AJO JU NDIHMON
Të gjithë keni ndonjëherë probleme me prindërit, por tezja ju bën të ditur se edhe ata janë të mirë.

Kur ju filloni të krijoni inate me ta, tezja mundohet t’ju shpjegojë se prindërit duan të mirën tuaj.

Në këtë mënyrë, ajo zgjidh konfliktet tuaja me prindërit.

/kidstime/

- Advertisement -

Vajza nuk ia hapte qëllimisht telefonin nënës, por kur mori pushimet e dimrit, e gjeti shtëpinë bosh!

Kur shkova në kolegj, nëna ime gjithmonë më telefonte dhe më pyeste si isha… Sa më shumë që thirrte në telefon, aq më e paduruar...

Historia mbresëlënëse e bujķut të zgjuar dhe mbretit që përloti botën. Do merrni mësim të mirë për jetën

Diku një mbret kishte dalë për të shëtitur dhe pa një bujk që po lëvronte arën. Ai pa se bujku ishte i gëzuar...

Një ndër fjalimet më të bukura/ Kam miliona dollarë, por nuk e blej dot shëndetin..

Historia e botës është e mbushur me fjalime të fuqishme, frymëzuese, fjalime këto që në disa raste kanë ndyshuar historinë, kanë ndryshuar botën dhe...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.