Kreu i qeverise, Edi Rama është shfaqur si rralle here si aktor në filmin “I love Tropoja të sjellë në treg nga Ermal Mamaqi.
Rama në këtë film ka luajtur rolin e dajës së personazhit kryesor i cili interpretohet pikërisht nga Mamaqi.
Pas publikimit të premierës së filmit ka qarkulluar në rrjet edhe një fragmet nga interpretimi i tij ku kryeministri shfaqet tërësisht ndryshe.
“S’ka bir none dhe kurve ta martojë Landin me zor. Kush i bën presion çunit tonë këtu?”thotë Rama.