Shfaqet për herë të parë para publikut bashkëshorti dhe vajza e Alketa Vejsiut ne Sanremo

3274
0

Alketa Vejsiu do të jete nje prej prezantueseve të Sanremos në natën e tretë se bashku me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Në një intervistë ekskluzive për “La Stampa”, Alketa u shpreh e lumtur që do e ndajë skenën me Georginën. Por në këtë intervistë moderatorja na zbulon edhe me teper detaje.

Moderatorja ka treguar se se në mesin e publikut do të jetë bashkëshorti i saj dhe vajza. Nëse kamera e fokuson, kjo do të jetë hera e parë që do të shohim bashkëshortin e Alketës i cili ka preferuar të mos shfaqet në publik.

Ndërsa me vajzën Alketa na ka prezantuar më herët, kur dy vogëlushët e saj ndoqën “Piter Panin” në sallë.

“Familja është forca e saj dhe ekuilibri për të qenë e lumtur”, shprehet Alketa.