Sikur ka rënë tërmet! Cahet ne mes rruga në Lezhë (FOTO)

472
0

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shembur një rrugë, e cila lidh Njësinë Administrative të Ungrejit me qytetin e Lezhës.

Raportohet se rruga është ndarë në dy pjesë, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Për pasojë qarkullimi është ndërprerë, sepse rruga është bërë tërësisht e pakalueshme.

Lezha është një ndër zonat më problematike si pasojë e motit të keq. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovicë, dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës, ku janë evakuuar disa familje.