Kreu i OBSH e thote troc: Vendet e pasura i morën të gjitha vaksinat, ndersa të varferit..

366
0

Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Gebreyesus,  tha se vetëm vendet e varfra nuk po marrin vaksinën kundër Covid-19.

“Vendet e pasura i kanë marrë shumicën e porosive”- tha Tedros gjatë një konference për media në Gjenevë duke shtuar se ai u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve të ndalnin bërjen e marrëveshjeve dypalëshe në kurriz të ndarjes së drejtë të vaksinave COVAX.”

Ai tha se projekti ka për qëllim t’ju sigurojë njerëzve në të gjitha anët e botës qasje në vaksinat, pavarësisht pasurisë që ato vende e kanë apo jo.

OBSH-ja tha në fillim të kësaj jave, struktura e COVAX kishte mbledhur 6 miliardë dollarë nga 7 miliardë dollarë që ajo ka kërkuar në 2021 për të ndihmuar financimin e dërgesave në 92 vende në zhvillim me mjete të kufizuara ose pa asnjë mjet për të blerë vaksina vetë.

Kombet më të pasura, përfshirë Britaninë, anëtarët e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Izraeli kanë qenë në radhë të parë për radhët e dërgesave të vaksinave nga kompani duke përfshirë Pfizer dhe partnerin BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.