Shtohen rastet e reja me Covid, Tomini del me deklaraten e papritur. Çfarë pritet gjatë janarit?

599
0

Shefja e Survejancës në ISHP-së, Eugena Tomini ka treguar se kemi një tendencë në rritje të rasteve pozitive ne vend dhe Shqipëria aktualisht  është larg imunitetit të tufës përballë pandemisë së koronavirusit.

Ditët e fundit është vënë re një tendencë në rritje e rasteve me COVID.

Duke u ndalur tek masat anti-covid të vendosura nga qeveria para festave të fundvitit, Tomini tha se efektet e këtyre masave do të shihen në javët në vijim të muajit janar.

“Edhe nga të dhënat e deklaratat e MSH-së, kemi një tendencë në rritje të rasteve pozitive. Që pas fillimit të kësaj jave kemi pasur tendencë në rritje. S’ka asnjë plan veprimi sa i takon uljes apo ngritje së testimeve. Ka oscilacione për ditët e pushimit, ka vatra dhe mikrovatra, që reflektojnë në numrin e testimit. Sa i përket mortalitetit mbetet në të njëjtat vlera. Javët e fundit ka një tendencë të uljes së rasteve të vdekjes”, theksoi Tomini.

“Vetëm 1 për qind e totalit pozitiv kërkojnë trajtim reanimator. Imuniteti i tufës do të ishte kënaqësi për të gjithë, do të ishte arritje. Pandemia po vijon me valë të saj, me një intensitet ku transmetueshmëria është e lartë. Jemi larg imunitetit të tufës, pavarësisht transmetueshmërisë së lartë”, – theksoi Eguena Tomini për ‘News24’.

Mes të tjerash specialistja e ISHP-së tha se deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të evidentuar me mutacionin e ri të COVID-19, që doli në Britaninë e madhe.

“Për t’ju thënë të vërtetën në momentin kur Britania e Madhe deklaroi mbi situatën e mutacionit, edhe Shqipëria pati një alert në nivel më të lartë, që u interpretua dhe me masat kundër këtij vendi”.

“Deri tani nuk kemi raste të mutacionit. Deri në këto momente nga vlerësimet që kanë bërë studiuesit, kanë vënë re rritje të transmetueshmërisë. Shpresoj që të kemi studime më të gjerë, që të përfshijnë një popullatë më të gjerë”, pohoi Eugena Tomini