Si u zbulua lidhja jashtëmartesore e biznesmenit dibran që u ekzekutua për vdekje

Vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e Elsi Kosiqit në Maqellarë të Dibrës.

Babai i tre fëmijëve u vra në mesnatë para oborrit të banesës së tij, nga shtetasi Mehmut Gega, 24 vjeç, banues në fshatin Okshatinë.

Policia e Dibrës bëjnë me dije se autori krimit e ka thirrur fillimisht në emër dhe më pas e ka qëlluar atë duke i marrë jetën.

Kosiqi njihej si një person me precedentë të ndryshme penale si dhe pronari i një hoteli në Dibër.

Por, pse u vra nga 24 vjeçari Elsi Kosiqi?

Pavarësisht se policia vuri në pranga autorin e krimit të rëndë, ende nuk ka një version zyrtar se pse 24-vjeçari qëlloi për vdekje në mesnatë biznesmenin.

Burime zyrtare nga policia në Dibër bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë në disa pista të ndryshme.

Rikujtojmë që natën e vrasjes Kosiqi kishte udhëtuar për në Maqedoni bashkë me disa persona.

Kjo është një ndër pistat e policisë pasi dyshohet mbi përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme.

“Në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë janë siguruar të dhëna për lëvizjet e Kosiqit.

Nuk mund të themi detaje, por 32-vjeçari ka hyrë dhe ka dalë në kufi me persona të tjerë.

Ne po hetojmë gjithashtu ku ka qenë Kosiqi një natë para vrasjes, nën shoqërinë e kujt ka qenë dhe çfarë kanë bërë matanë kufirit”- deklaruan burime nga policia e Dibrës.

Pista kryesore mësohet se jetë një lidhje jashtëmartesore e fshehtë e biznesmenit, gjë që mund të ketë çuar në krimin makabër nga ana e të riut.

Kanë qënë përgjimet e disa telefonatave të disa personave të cilat kanë hedhur dyshimet e para për motivet e krimit që ka të bëjë me një vajzë.

Pak pas ngjarjes, Policia e Dibrës shoqëroi pesë persona, mes së cilëve ishte dhe autori i dyshuar Mehmut Gega.

Zyrtarisht policia ka deklaruar se bëhet fjalë për konflikt për motive të dobëta. /albeu.com/

- Advertisement -

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ndiqni videon me poshte.. https://youtu.be/utfeWp67Fw4?t=106

Skandal në Itali/ Profesori i shkollës së mesme ngacmonte seksualisht djemtë në mes të klasës (VIDEO)

Një mësues i një shkolle të mesme në Itali është arrestuar për shkak të ngacmimit seksual ndaj dy nxënësve të tij. “Kisha kohë që dëgjoja...

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.