Si u pasurua Bill Gates më shpejt gjatë vitit 2021

2
0

Ndërsa jemi ne vitin 2022, dhjetë njerëzit më të pasur në botë kanë të gjithë më shumë se 100 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Disa prej këtyre njerëzve, si Bill Gates dhe Jeff Bezos, kanë arritur vlerën prej 100 miliardë dollarësh prej disa kohësh tanimë.

Gates e arriti këtë shifër për herë të parë në vitin 1999, ndërsa Bezos e arriti në vitin 2017. Por shumica e të pasurve janë të sapoardhur në klubin e njerëzve, të ardhurat e të cilëve shënjojnë 12 shifra.

Të bërë bashkë, dhjetë miliarderët më të pasur shtuan 402.17 miliardë dollarë në vlerën e tyre neto në vitin 2021.

Ata kryesoheshin nga CEO i Teslas, Elon Musk, i cili këtë vit u bë njeriu më i pasur në botë dhe në shumë pak kohë arriti vlerën neto prej 300 miliardë dollarësh.

Ai shtoi 121 miliardë dollarë në vlerën e tij neto në 2021 dhe 140 miliardë dollarë në 2020.

Më poshtë do të mund të shihni me sa para i shtuan pasuritë 10 njerëzit më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.