Ulet shpërblimi i fundvitit, flasin pensionistët: nuk shërben për asgjë

932
0

Qeveria këtë vit, në vënd që ta rriste shpërblimin për pensionistët, ka vendosur ta ulë duke i dhënë vetëm 3 mijë lekë të reja në formë shpërblimi për të gjithë pensionistët, personat me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuar.

Pensionistët kanë dalë kundër kësaj shume të vendosur nga qeveria për ta, pasi sipas tyre, 30 mijë lekë të vjetra një herë në vit nuk u shërbejnë për asgjë.

Të pakënaqur nga shuma e shpërblimit të fundvitit, pensionistët thonë se të paktën duhej të ishte 50 mijë lek të vjetra ashtu si vitin e kaluar.

Ndërkohë shpërndarja e shpërblimit do të fillojë në javën e parë të muajit dhjetor në pikat postare.

Megjithatë pensionistët shresojnë dhe kërkojnë që ky shpërblim të vlerësohet si I tillë nga Ministria e Financave dhe të kapë vlerën e50 mijë lek të vjetra të paktën, ashtu siç u dha një vit më parë.

Nga ky shpërblim fundviti përfitojnë gjithsej 731 mijë persona, ku 635 mijë janë pensionistë.