“Ia arritëm kësaj ditë të madhe” Elvis Naci jep lajmin për spitalin Continental

466
0

Lajmet për blrjen e spitalit Continental nga fondacioni Firdeus i themeluar nga Elvis Naci ka qene tepër i komentuar ditët e fundit.

Elvis Naci më herët ishte shprehur në studion e emisionit Shqiptarët për Shqiptarët per një projekt gjigand, për një klinikë mjeksore ku të gjithe shqiptaret e varfer mund te kuroheshin falas transmeton shqiptari.net.

Ky projekt kërkonte shuma të medha financiare për të cilat Elvisi tha se po fliste me bamirës dhe miq nga e gjithë bota.

Mesa duket ai ia arriti ta realizojë atë duke blere me shumën 350 mijë euro Spitalin Continental sic flitet nga disa media online tregon shqiptari.net.

Mirepo sot duket sikur edhe ai vete e ka konfirmuar lajmin, pas një statusi të bërë në Facebook, ne profilin e tij:

“Të nderuar motra dhe vëllezer Shqiptarë, ja arritëm kësaj ditë të madhe. 5 mije jetimë, do të marrin trajtim shëndetësor falas në Spitalin Continental, si edhe ndihma ushqimore se bashku me artikujt shkollore në çdo fillim viti për të marrë një arsimim sa më cilësor.

Për këtë u nënshkrua marreveshja e bashkëpunimit me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë. Falenderojme pa fund çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e paster dhe të punës me djersë, na e bëri të mundur këtë arritje të madhe.” shkruan Elvisi