Shuhet legjenda e futbollit, Maradona

327
0

Futbollisti Diego Armando Maradona, lojtari më i mirë i historise argjentinase te futbollit  është ndarë nga jeta mesditën e sotme, pas nje arresti ka rdiak ne shtepine e tij ne Nordelta, Province e Buenos Aires.

Një ditë e trishtë për të gjithë botën e sportit që ka humbur një legjendë të futbollit i cili la gjurmë në historinë e sportit më të ndjekur në botë.

Maradona pak kohë më parë ishte operuar në tru teksa duket se nuk ka mundur t’i rezistojë rekuperimit nga ndërhyrja.

Diego Armando Maradona vetëm 30 tetorin e kaluar festoi 60-vjetorin e lindjes, dhe duket se ishte ditëlindja e tij e fundit. U lind në Lanus të Buenos Aires, në një familje të varfër si djali i vetëm pas katër motrave

Shumë e konsiderojnë si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, teksa vetë ai si pasardhës të tij e konsideronte Lionel Messi-n.