Masat që qeveria italiane do të zbatojë për Krishtlindje

1475
0

Sigurisht në funksion të Krishtlindjes qeveria dëshiron të shmangë zhvendosjet e mëdha

“Ne mendojmë se duhet të fusim masa paraprake më të mëdha për të parandaluar një rritje të infeksioneve, ne duhet ta shmangim atë”. Kryeministri Giuseppe Conte e tha këtë në një konferencë shtypi nga Palma de Mallorca në përgjigje të një pyetje mbi masat që qeveria do të zbatojë për Krishtlindje.

“Ne nuk duam të kufizojme levizjet ne nivel vendi, ne jemi duke u kujdesur që të shmangim transferimet ndërkufitare, duke shmangur që nëse shkoni jashtë vendit të mund të ktheheni pa ndonjë kontroll shëndetësor,” shtoi Conte.

“Shkolla – tha ai përsëri – duhet të rihapet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne nuk duhet t’u shkaktojmë shqetësime të rinjve tanë në veçanti “.