E kaluat Covid-19 në shtëpi? Ja si të merrni rimbursimin e barnave nga shteti

343
0

Paketa e barnave për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët e prekur nga virusi, që trajtohen në banesë, ku mund të përfitojnë barnat me rimbursim falas.

Vetëm pasi të kesh dalë pozitiv nga laboratori shtetëror, mund të përfitosh ilaçet falas. Për të marrë ilaçet falas për trajtimin në shtëpi, personi me forma të lehta dhe mesatare të sëmundjes, detyrimisht duhet të jetë i konfirmuar pozitiv nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Qytetarët e prekur nga COVID 19, duhet të lidhen me mjekun e familjes, por nëse nuk e dinë kush është mjeku i tyre i tyre i familijes mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40 për ta mësuar.

Mjeku i familjes përshkruan recetën sipas protokollit, në varësi të gjendjes së pacientit, e lehtë ose e moderuar.

Më tej, një i afërm i pacientit paraqitet në farmaci për të marrë barnat falas. Rimbursimi për trajtimin e simptomave të Covid 19 është deri në 1 muaj. Nga rimbursimi i barnave falas përfitojnë të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse janë ose jo të siguruar.