Mbyllja e shkollave, nga 1 dhjetori nis mësimi i alternuar, njoftimi i ministres..

735
0

Diten e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi se ka vendosur që të rekomandojë Ministrinë e Arsimit që “nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar”.

“Fëmijët nuk janë transmetues të lartë të infeksionit dhe rezulton se protokollet e sigurisë janë zbatuar, por për të minimizuar risqet gjatë kësaj perdiudhe, ku ka dhe viroza stine, kemi vendosur që të rekomandojmë Ministrinë e Arsimit që nga data 1 Dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, tha Manastirliu.