Në festen e Bes Kallakut bashkë me Metën, gazetari shpë rthen ndaj Erion Isait: Një gaztor i nivelit të dytë që sfidon nervat tona. Mos u tall me ne Edi Rama, shkarkoje! (VIDEO)

409
0

Moderatori Sokol Balla ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që kryeministri Edi Rama të shkarkojë kryebashkiakun socialist të Ersekës Erion Isai, pasi ai ishte në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku bashkë me presidentin Ilir Meta, Kryemadhin dhe disa VIP-a të Instagramit.

Moderatori tha se me të drejtë kryeministri kritikoi “çetën” që mori pjesë në atë ditëlindje, por sipas tij në atë “çetë” ishte dhe një pjestar i qeverisë, Erion Isai, kryebashkiaku i Ersekës. “Ligji është i barabartë për të gjithë” shtoi ai dhe kërkoi që kryeministri të shkarkoi Erion Isain, shkruan newsbomb.al.

“Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qevrinë që e ka zgjedhur. Ai mbetet i pandëshkuar dhe koston ja lë qeverisë dhe kryeministrit që e zgjodhi në Ersekë, për faqen e zezë të socialistëve të cilët u detyruan të votonin një gaztor të nivelit të dytë.

Sot gaztori i qevrisë që festonte me Ilir Metën është i pandëshuar dhe qëndron në detyrë. Ndërkohë që duhet të shkarkohej menjëherë”, u shpreh Balla, ndërsa shtoi se Rama nuk mund të tallet me qytetarët kur njeriu i tij del me zë dhe figurë krah Metës.

Fjala e Sokol Ballës – VIDEO:

Kryeministri me të drejtë ka kritikauar shembullin e keq, negativ, që disa persona publikë kanë dhënë në një ditëlindje të një komediani të njohur, ku ka marrë pjesë dhe presidenti i Republikës. Kritikë për një ditëlindje publike. Nuk e di nëse do ta bante këtë nëse aty nuk do ishte Presidenti, zonja e parë dhe zjo që ai e quajti “çeta e tij, çeta e Ilir Metës”. Por ka një problem, te ajo çetë ka pasur njerëz publikë, dhe një pjestar çete, i një çete tjetër, asaj të qeverisë.

Le të themi që Rama ka të drejtë. Ditëlindja e gaztorit të njohur ishte turp, jo më shumë për atë vetë por për të futarit VIP të instagramit që shkelën çdo rregull etik dhe ligjor sepse nxorën pa u bërë pështypje gjithcka në publik. Kjo kur Shqipëria jeton ditë të errta për shkak të pandesmisë, kur qeveria çon njerëz me zor në gjumë në orën 10 të darkës dhe mbush me gjoba njerëzit e thjeshtë.

Presidenti i Republikës është i papërgjegjshëm dhe nga pikëpamja kushtetuese, ndërsa politikisht e ndan përgjegjësin përgjysmë, duke i dhënë gjysmën Edi Ramës, i cili në pamundësi për të ndëshkuar atë, shkarkon 6 policë. Nëse nuk do kishte shkarkuar 6 policët sot nuk do isha duke thënë asnjë fjalë. Por të heqësh nga puna 6 hallexhinj ndërkohë që në atë festë ishte një kryetar socialist bashkie, ndaj të cilit nuk merret asnjë masë, është turp dhe hipokrizi. Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qevrinë që e ka zgjedhur. Ai mbetet i pandëshkuar dhe koston ja lë qeverisë dhe kryeministrit që e zgjodhi në Ersekë, për faqen e zezë të socialistëve të cilët u detyruan të votonin një gaztor të nivelit të dytë.

Sot gaztori i qevrisë që festonte me Ilir Metën është i pandëshuar dhe qëndron në detyrë. Ndërkohë që duhet të shkarkohej menjëherë.

Kryeministri nuk mund të tallet me ne të tjerët kur njeriu i tij me zë dhe figurë pranë Ilir Metës, sfidonte nervat tona të lodhura nga pandemia. Ligji është i barabartë për të gjithë. Edi Rama para se të na kritikoj për masat dhe të merret me Ilir Metën, të shkarkoj në fillim kryetarin e tij të bashkisë së Ersekës. VIDEO