Ka ndërruar jetë 10-vjeçarja Noemi Preka, vajza e cila ishte në vdekje klinike që prej të dielës si shkak i aksidentit tragjik të ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë.
Noemi udhëtonte me familjen e saj, ku tragjikisht ndërruan jetë i ati Edmond Preka, motra 5 vjeçe dhe vëllai 8-muajsh, ndërsa bashkëshortja e Edmondit ndodhet në spital.
Noemi mbahej në jetë me aparatura, por mëngjesin e sotëm rrahjet e zbehta të zemrës së saj kanë pushuar.
Kështu ka shkuar në 4 numri i viktimave nga ai aksident fatal, e ku fatkeqësisht të gjithë janë pjesëtarë të së njëjtës familje.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Preka.