Tragjedia e familjes shkodrane, halla e Noemit që po lufton me jetën bën thirrjen rrëqethëse. Ja çfarë shkruan në statusin e saj..

1124
0

Tragjedia në familjen Preka nga Shkodra është ndër më të rëndat që kanë ndodhur sëfundmi, ku Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij, djalin 8-muajsh dhe vajzën 5-vjeçe.

Edmond Preka udhëtonte bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij, teksa bashkëshortja e të ndjerit, Evisa, dhe vajza e madhe Noemi 10 vjeçe ndodhen në spital në gjendje kritike.

I ndjerë është postimi i hallës së vogëlushes Noemi, Valentina Preka ka postuar në Facebook dy foto të 10-vjeçares, ku bën një thirrje dëshpëruese që kushdo të lutet që Noemi të shpëtojë.

Valentina Preka shkruan në statusin e saj:

Kjo Asht Noemi vajza e vetme qe me ka mbet prej vllas. Vec me nji puls jeton zemra e saj. Ju lutem Ju pergjerohem lutuni per te qe te bahet mrekulli . Tma lajn zoti Kte vajz si dhurat prej vllas. Lutuni per Noemin.”

Ndërsa Noemi lufton me vdekjen duke u mbajtur vetëm nga aparaturat, mamaja e saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse akoma nuk është në dijeni të tragjedisë në familjen e saj.