Shtohen masat anti-covid/ Ndryshon orari i shtetrrethimit

1713
0

Për shkak të rritjes se shumte të rasteve reja me COVID-19 në Shqiperi, ku thuajse çdo ditë po raportohen mbi 1 mijë të infektuar, pritet qe diten e hene te kete kufizime të reja.

Burime për Lapsi.al, bëjnë me dije se kryeministri Rama ka vendosur ta ngushtojë edhe me dy orë kohën e ndalim-qarkullimit.

Mësohet se shtetrrethimi do të fillojë në orën 18:00, ku nuk do të ketë më lokale, dyqane dhe restorante hapur duke ndaluar njëkojësisht edhe qarkullimin në rrugë.

Të vetmet aktivitete që do të vazhdojnë të lejohen janë shërbimet delivery dhe taksitë, por gjithnjë nëse klientët e tyre kanë justifikim të fortë për të lëvizur pas orarit.

Lajmin se mund të ketë zgjerim të orarit të shtetrrethimit e dha fillimisht Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj gjatë takimit me mjeket e diasporës.

Edhe shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino e cilësoi situatën si shumë shqetësuese, ku shtoi se të hënën do të rishikohet si po ecën situata dhe do të merren masa përkatëse sipas llojit të evoulimit të pandemisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.