Ditet e fundit eshte rritur ndjeshem numri i te infektuarve me koronavirus ne vendin tone aq sa dhe mjeket nuk e prisnin
Elona Meta Haubrich, kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë thote se:
Duhet të merren masa sepse po rriten fatalitetet dhe rrezikoni t’ju mbyllen kufijtë deri në fund të vitit.
Duke ju referuar situatës, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka nisur një sërë sugjerimesh për qeverinë dhe popullatën.
Maska të vendoset me detyrim. Të rishikohen aktivitetet, të hartohen protokolle, të shtohen testime.
Mbi 3 mijë mjekë shqiptarë që punojnë në Europë dhe janë pjesë e federatës, janë vetëofruar për të ndihmuar me ekspertizë mjekësore në hartimin e protokolleve të sakta për të parandaluar përhapjen e virusit në vendin tonë.