Transporti publik nuk rifillon por merret vendimi për rimbylljen e transportit ndërqytetas

1491
0

Afersisht 30% e agjencive të transportit që u hapën të hënën e kaluar kanë marrë vendimin për rimbylljen e shërbimit.

Sipas burimeve bëhet me dije se mjetet e transportit ndërqytetas që nga e hëna e ardhshme nuk do të qarkullojnë më ndërsa linjat e urbanëve qytetas do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Ndërkohë nga e hëna e ardhshme, edhe ata që kanë filluar punë do të mbyllen sërish.

Shkak për këtë është bërë kurba e infeksioneve dhe rritja e rasteve të personave që janë prekur nga koronavirus ndërsa siç është ngritur shpesh si problematikë ditët e fundit, edhe kriteret që kërkojnë protokollet e vendosura kanë qenë të vështira për tu zbatuar, sa i përket distancës, dezinfektimit etj.

Po ashtu kujtojmë se punonjësit e këtyre agjencive kanë kërkuar plotësimin e disa kritereve nga qeveria për të cilat nuk është bërë ende asgjë.