Shtimi i rasteve me COVID, Bino ben deklaraten e papritur: Duhet të mbyllim fundjavat

748
0

Që pas lehtësimit të masave kufizuese, vendi yne po përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave dhe personave të infektuar me koronavirus.

Lidhur me këtë çështje ka folur Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino. Gjatë një interviste për “TvT”, Bino është shprehur se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavirus, duhet marrë në konsideratë mbyllja e fundjavave.

Sipas Shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, një sakrificë e tillë mund të bëhet për hir të uljes së numrit të të infektuarve.

“Unë e mendoj mbylljen në fundjavë. Është një masë që duhet marrë parasysh. Le të sakrifikojmë një ose dy fundjava për të mos pasur më shumë të sëmurë. Parashikimet nuk janë të mira për 2-3 javë. Edhe për dy javë të tjera parashikohet të kemi raste të rritura. Ne duhet të luftojmë ta hedhim poshtë këtë që themi. Është tepër e rëndësishme”,-tha Bino.

Bino masat më të mira parandaluese mbeten distancimi fizik dhe gjurmimi i kontakteve të të prekurve. Po ashtu, Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë koronavirusin, pasi ecuria e saj ndryshon nga një pacient në tjetrin.

“Janë ritme që kërkojnë masa. Të vetmet janë distancimi fizik dhe izolimi. Jemi në një realitet të ri. Realiteti i ri është ky: lokalet janë hapur por distancat duhet të ruhen. Kudo që shkojmë duhet të mbajmë maskë. Në mjediset e mbyllura qarkullon virusi. Bëhen 800-900 teste në 24 orë. Është e rëndësishme rritja e numrit të tyre. Më e rëndësishmja është izolimi i të infektuarve dhe karantina e kontakteve të tij. Kam një apel: Covid është sëmundje djallëzore dhe tinzare. Sot isha vetë në Infektiv. Të mos i injorojmë ata njerëz që po e vuajnë këtë sëmundje. Është sëmundje tepër djallëzore që të merr jetën pa e kuptuar. Është një mesazh që më mirë të mbrohemi sesa t’u besojmë teorive konspirative pa baza”,-tha Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP./