Historia më e vecante që keni dëgjuar për koronavirusin, pasi e mposhti iu rithye sërish. Petriti detyrohet të largohet nga emisioni..

350
0

Petriti Bylykbashi  është një qytetar nga Kosova i cili është konfirmua nga testimi i fundit negativ nga testi për Covid-19., ndërsa virusi në trupin e tij, ai thotë se është rikthyer pas 3 muajsh, pasi e ka kaluar njëherë në fund të Marsit.

Ai thotë se para tre muajsh, 24 ditë pasi kishte qëndruar në karantinë, kishte rezultuar negativ, ndërsa pas 3 muajsh koronavirusi i është rikthyer sërish  e ai thotë se i ka simptomat më të forta se herën e parë.

“Testi që kam bërë të premten kam qenë pozitiv ndërsa ai i të shtunës më ka dalë negativ. Ndërsa simptomat më shoqërojnë gjatë gjithë kohës, dhe jam edhe momentalisht simptoma të tilla, edhe tani kam një marrje mendësh dhe mungesë frymëmarrjeje.

“Do mundohem të spjegoj se është hera e parë që flas përballë me mjekun. Nuk jam në panik as frikacak, herën e parë kam rezultuar pozitiv në fund të Marsit, pas 6 ditëve me simptoma kam rezultuar pozitiv. Pas 24 ditësh të plota kam dalë nga testi i dytë negativ. Pas tre muajsh vijoj të bëjë teste, në të parin dola sërish pozitiv, ndërsa një ditë më pas dola negativ.

Jam duke kaluar sulme tepër agresive, tre herë më tepër se herën e parë. Kam shumë problem me frymëmarrjen, ethet, kollën e thatë, shtrëngim gjoksi. Më duket se po e marrin si shkak këtë punë disa nuk e besojnë aspak se virusi ekziston”, tha Petriti gjatë komunikimit, ku në fund të video së mëposhtme ai detyrohet ta ndërpresë bisedën pasi nuk ndjehet mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.