Skip to content

Shqiptarja akuzon bashkëshortin italian 72 vjeç: Kam prova qe me ke tradhetuar.. Ai: Ma quando mai..

    E prekur dhe e përlotur, Anjeza nis të flasë shumë e emocionuar në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” për atë që pretendon tradhti nga bashkëjetuesi i saj, Alfredo. Ky i fundit, është italian, 72 vjeç dhe ka dy fëmijë me Anjezën, por në shtëpinë e tyre ka një konflikt të madh sepse ajo beson se e tradhton.

    Këtë e ka zbuluar gjatë një vizite në Shqipëri për pushime së bashku me fëmijët kur donte të hynte në apartamentin e tyre në Kavajë, por nuk mundi. Nga ana tjetër e studios së programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Alfredo e kundërshton Anjezën duke e quajtur të kotë akuzën e saj.

    Anjeza: Pas 15 vitesh gjej diçka që më ka prekur shumë, si në shpirt edhe në jetë: tradhtinë. Nuk e prisja këtë gjë.

    Alfredo: Po kur ka ndodhur kjo gjë? Kur ka ndodhur? Kur të kam tradhtuar unë ty?

    Anjeza: Unë kam prova…

    Alfredo: Cilat prova?

    Anjeza: Do të hyja në shtëpinë time dhe gjej një tjetër.