Xhaçka i përmendi ceshtjen çame, ministri grek e paralajmeron me veton ne BE: Të mos krijojmë çështje jo ekzistuese se pastaj..

14
0

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në një konferencë të përbashkët me homologun grek Dendias, deklaroi se shpreson që Shqipëria dhe Greqia të diskutojnë me një qasje konstruktive jo vetëm çështjen e kufirit detar, por edhe çështje të tjera të vështira si ligji i luftës apo çështja çame.

“Vullneti i mirë për të gjetur një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë si ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë edhe si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të nisin diskutimet edhe për çështje të tjera të vështira, që kemi trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore, siç janë abrogimi i ligjit të luftës dhe çështjet e të drejtave të komunitetit çam”, tha ministrja e Jashtme.

Ministri i Jashtëm grek u përgjigj me një kërcënim: “Duhet të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do të na çojë në pasoja të shumëfishta, ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që mund të ndikojnë në itinerarin tuaj në Europë”.

“Duam të zgjidhim diferencat tona sa i përket kufirit detar. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Ligji i luftës është diçka që duhet të shkëputemi dhe do të bashkëpunojmë. Dua të jem i sinqertë, ne duhet të diskutojmë për çështje praktike që kanë të bëjnë me palën greke dhe ato do i diskutojmë. Do të diskutojmë çështjen e minoritetit grek dhe komunitetit shqiptar në Greqi”, shtoi Dendias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.