Ministri Çuçi ben paralajmerimin e fortë: As mos tentoni te vini në Tiranë të mërkurën, nuk lejohet te..

228
0

“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë e s’janë në Tiranë, mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë se qyteti do të jetë në dispozicion të tifozërivë, miqve dhe atyre që kanë një biletë”.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa foli për masat e marra për mbarëvajtjen e finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord  më 25 maj në Tiranë.

Më tej, ministri i bëri thirrje bizneseve që nuk kanë lidhje me finalen ta bëjnë pushim të mërkurën. “I bëj thirrje të gjithë bizneseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet, e gjithë bizneset e shërbimet, por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private që si kemi bërë me institucionet publike apo shkollat, ta bëjnë e ata ta shpallin ditë pushimi të mërkurën se do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve gjithë Tirana.

Ne kemi marrë masa që çdo tifoz mik t’i ketë dyert e hapura e gjithë kanalet e dedikuara në mënyrë që të aksesojnë Tiranën me formën sa më të lehtë e kollajtë. Mos tentoni të vini në Tiranë të mërkurë, sepse Tirana do jetë e miqve nga Roterdami dhe Roma”, është shprehur ai.