Rikthehet karantina e detyrueshme!

79
0

Bruksel! Njerëzimi duket se nuk do të gjejë asnjëherë prehje nga epidemitë. Kur ende nuk është zhdukur Covid-19, shfaqet një tjetër sëmundje, lija e majmunëve.

Belgjika bëhet vendi i parë që njoftoi se ka vendosur karantinën e detyrueshme për shkak të përhapjes së lisë të majmunëve.

“Kushdo që rezulton pozitiv për virusin duhet të izolohet për 21 ditë pasi mjekët paralajmërojnë për ‘rritje të konsiderueshme’ të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ‘dy deri në tre javëve’ të ardhshme”, shkruan noa.al duke cituar Daily Mail.

Sëmundja, e cila u gjet për herë të parë te majmunët, mund të transmetohet te njerëzit nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik, si dhe marrëdhënieve seksuale.

Sëmundja prek më shumë personat homoseksualë dhe biseksualë, dhe shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit.

Dr Claire Dewsnap, presidente e Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, ka thënë gjithashtu se shpërthimi mund të ketë një ‘ndikim masiv’ në shërbimet e shëndetit seksual në Britani.

Krahas sëmundjes që po përhapet me shpejtësi, mjekët janë duke marrë masa parandaluese për pacientët e prekur dhe personat të cilët kujdesen për ta duke i vaksinuar me vaksinat e lisë.

Deri tani askush nuk ka vdekur nga ky virus.