I mori burrin 10 ditë pasi e strehoi në shtëpi, flet gtuaja: E futa ne shtepi per ta ndihmuar ndersa ajo.. (FOTO)

369
0

Një refugjate ukrainase, e cila nisi një romancë me kryefamiljarin që e priti në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar, ka mohuar që të jetë një “prishëse familjeje”.

Sofia Karkadym u largua nga Lviv i Ukrainës së pushtuar nga Rusia dhe u transferua në shtëpinë e Tony Garnett dhe bashkëshortes së tij në Bradford, në fillim të majit.

Pas 10 ditësh që ajo jetonte me Tony dhe Lorna së bashku me dy fëmijët e tyre, 29-vjeçari la familjen e tij për t’u larguar me 22-vjeçaren. “The Sun” shkruan se ata u zhvendosën te shtëpia e prindërve të burrit.

Garnett është shprehur se ka rënë në dashuri me të renë dhe së dëshiron që të kalojë pjesën tjetër të jetës me të. Nga ana tjetër, refugjatja ukrainase këmbëngul se nuk është fajtore për prishjen e marrëdhënies së çiftit që e mirëpriti në shtëpi.

“Kjo nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Më pëlqeu familja. Kalova shumë kohë me Lornën dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra. Dyshimet e saj të vazhdueshme, tensioni, thjesht më shtyu më shumë drejt Tony-t. Ajo e krijoi këtë situatë, duke sugjeruar vazhdimisht se diçka po ndodhte kur nuk po ndodhte. Pra, ky është faji i saj”, ka thënë Karkadym për “The Sun”.

Ndërsa nëna e dy fëmijëve është shprehur se ka mbetur zemërthyer pasi partneri vendosi që ta linte për mysafiren e tyre.

Teksa fliste për “The Sun”, Lorna është shprehur se beson se 22-vjeçarja “ia vendosi sytë që në fillim Tony-t”. Sipas saj, ajo e donte atë dhe e mori.

“Ajo nuk u interesua për shkatërrimin që la pas. Mendova se ishte gjëja e duhur që t’i vendosja një çati mbi kokë dikujt dhe ta ndihmoja kur kishte nevojë të dëshpëruar. I dhashë një shtëpi Sofia-s”, ka shtuar kryefamiljarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.