Ndryshon MOTI, del parashikimi per gjithe javen (Tabela per 5 dite)

739
0

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, java do të nisë me kthjellime e vranësira të cilat në zonat malore e kodrinore do të marrin karakter të dendur. Në këto zona gjatë mesditës e pasdites së ditës së hënë prashikohen reshje shiu e shtrëngata.

Lokalisht reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, breshërit me shkarkesa elektrike. E kundërta do të ndodhë ditën e martë kur moti në të gjithë vendin parashikohet i kthjellët. Në ditët e ardhshme do të jenë të pranishme kryesisht vranësirat e larta shtresore të cilat do të sjellin praninë e zagushisë.

Temperaturat do të pësojnë rritjet si më poshtë duke i bërë keto ditë të fundit të pranverës si ditë vere të verteta.Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare duke sjellë një valëzim të forcës 3 ballë.