Moti merr kthesën e papritur/ Ja cfare na pret të hënën

119
0

Temperaturat e larta kanë bërë që kjo javë të jetë e ngjashme me stinën e verës, megjithatë e hëna do sjellë një ndryshim drastik të motit.

Nesër pritet që temperaturat të ulen, ndërsa vranësirat do të jenë prezentë në pjesën më të madhe të territorit.

Gjatë orëve të mesditës vranësirat do të rriten duke sjellë reshje shiu, stuhi në disa zona por edhe breshër lokal. Dukuritë e tilla do të shfaqen kryesisht në zonat malore të vendit. Temperaturat do të luhaten nga 6 deri në 25 gradë celcius.

E mërkura duket se rikthen temperaturat e larta dhe motin me diell.