Shqiptari merr shpërblimin në Itali si i papune nga pandemia dhe vjen në Shqipëri, por e peson keq

6830
0

Në mënyrë që të merrte ndihmën e parashikuar për punëtorët e mbetur të papunë në bujqësi, në fillim të vitit të kaluar, ai kishte paraqitur dokumentacionin që vërtetonte se ai kishte punuar në  përpunimin e lëndëve të drurit, për një total prej 24 ditësh pune.

Por në atë kohë ai ishte jashtë vendit, në Shqipëri, për të vizituar të afërmit.

Një hetim nga karabinierët e Stacionit Antrodoco ka nxjerrë në dritë të dhënat e rreme, duke vënë në telashe punëtorin dhe punëdhënësin, përkatësisht një shqiptar dhe një maqedonas rezident në Itali për vite me radhë, të cilët, me lehtësi, deklaruan periudha të rreme pune, për të marrë nga  periudha e papunësisë shtesat e “COVID” në një shumë prej 600 eurosh.

Punëtori shqiptar, nga masa e parandalimit të Mbikëqyrjes Speciale, tani do të duhet të përgjigjet para Autoritetit Gjyqësor, përveç krimeve të lartpërmendura, edhe për vetë shkeljen e masës.

Ai ka lënë territorin italian pa autorizimin paraprak të gjyqtarit.