“Spitalet janë të mbushur dhe njerëzit po..”, apeli i Silva Binos: E kuptoj që jeni lodhur, por..

334
0

Specialistja e ISHP-së Silva Bino ka kërkuar ndërgjegjësim më të madh nga qytetarët, për shkak se shifrat e të infektuarve po rriten nga dita në ditë.

Ajo u shpreh në Fax News se ndjehet e shqetësuar që të rinjtë vazhdojnë grumbullimet dhe bëhen transmetues të infeksionit, ndërsa shtoi se e kupton se njerëzit janë të lodhur, por duhet ta bëjnë edhe një sforco.

Sipas saj, spitalet janë të mbushur dhe njerëzit po vdesin, ndaj duhet një ndërgjegjësim i të gjithë popullsisë në mënyrë që të ulet numri i të infektuarve.

“Ajo çfarë kemi vënë re për rritjen e incidencës javore  ka qenë diçka më e ulët, nuk është ndonjë diferencë shumë e madhe, por kemi përsëri rritje, po jo atë rritje drastike që kishim, atë rritje të theksuar që kishim një javë më parë. Ky është një sinjal i mirë, megjithatë duhet kohë që të presim se vetë virusi ka një kohë inkubacioni prej dy javësh maksimumi.

Ajo çfarë mua më shqetëson është moszbatimi i masave dhe mosndërgjegjësimi i njerëzve në përgjithësi, unë e kuptoj që pjesa më e madhe është lodhur, por edhe spitalet janë të mbushura edhe njerëzit vdesin.

Njerëzit duhet ta kuptojnë sidomos të rinjtë duhet ta kuptojnë këtë gjë sepse të rinjtë bëhen transmetues të infeksionit, shpeshherë të rinjtë mund  të kenë shumica e tyre edhe forma asimptomatike dhe e keqja e kësaj sëmundje është se mund të përhapet edhe nga format asimptomatike dhe ky është një elemt tepër i rëndësishëm. Plus faktit që kemi pasur edhe forma të rënda tek të rinjtë sidomos edhe vdekje tek persona të rinjë kohët e fundit.

Nevojitet një ndërgjegjësim më i madh, shteti bën shumë, bën orën policore por mund edhe ta mbylli, bën shumë gjëra, aleanca jonë me individin duhet të jetë shumë më e madhe.

E kuptoj që shumica e njerëzve  janë lodhur kemi një vit që të gjithë po përballemi, pasojat janë të ndryshme, por pasojat shëndetësore siç e thashë edhe mund të riinfektohesh. Shumë njerëz thonë e kam kaluar Covid-in nuk kam nevojë të mbajë maskë dhe fakti është që ata janë riiinfektuar“- u shpreh Bino.