Shqiptari lë pa gojë, policët italianë: U ktheva, më mirë në burg në Itali se pa bukë në Shqipëri

447
0

Më mirë në burg në Itali. Me këtë citim e nis shkrimin e vet media italiane që ka për personazh kryesor një shqiptar.

Ai quhet Milto Dosi 45 vjec dhe është nga Vlora.

Milto Dosi, 45 vjeç nga Vlora, nuk e ka menduar dy herë.

Parate e fundit i la per te blere një biletë për traget që e çoi në anën tjetër të Adriatikut, përshëndeti gruan dhe tre fëmijët e tij, dhe zbriti në Ancona dhe menjëherë, shoqëruar nga avokati, është paraqitur në stacionin policor në Pesaro.

Ai e dinte se çfarë po bënte: në vitin 2012, kur ai jetonte në Itali, ishte dënuar me 3 vjet burg për droge.

Në vitin 2014, kur kishte ende 12 muaj burgim për te shërbyer, u dëbua, me detyrimin që të mos vinte me kembe ne Itali, deri ne vitin 2024. Por kjo nuk ndodhi, pasi i erdhi thirrja per te shlyer edhe njehere denimin e mbetur, shkruan Panorama.

Policet u habiten kur ai ishte i buzeqeshur, madje edhe gazetaret teksa ai u dha kete pergjigje:

“Në vendin tim u përpoqa të bëhesha shofer kamioni, si në Itali, por kur arrija në Gjermani, Francë, Austri, policeve u dilte para dekreti i dëbimit dhe me kthenin mbrapsh” – tha Dosti, duke shpjeguar vendimin e marre.

“Nuk kisha asgjë për të ushqyer familjen time. Kështu që unë thirra avokatin tim dhe i thashë se nuk kisha zgjidhje, duhet te mbaroja denimin qe te mund te jetoja e punoja pa probleme’- thote ai.

Gjykata e Pesaro ka urdhëruar që për momentin Milto Dosi të mbetet në shtëpinë e shtëpisë së vëllait të tij, që jeton në Fano. Më 3 korrik ai do të paraqitet në gjykatë për t’u përgjigjur për shkeljen e urdhrit të deportimit, me rrezikun e kthimit.