Ndodh mrekullia! 5-vjeçarja që u përplas nga makina shfaq shenja jete në spital

415
0

Lajmi i përditësuar: Mund të konsiderohet pa frikë një mrekulli, ajo që ndodhi këtë të shtunë në Fier. Një vajzë e vogël, e cila u deklarua se nderroi jetë, ka shfaqur shenja jete pas mbërritjes në spital. 5-vjeçarja u përplas nga një makinë paraditen e sotme, në fshatin Kurjan të Fierit.

Fillimisht, në njoftimin e saj paraprak policia tha se e mitura kishte ndërruar jetë rrugës për në spital.

Por pak kohë më vonë, në një reagim të dytë, policia e Fierit thotë se e mitura ka pësuar “vdekje klinike dhe pasi mbërriti në spital falë ndërhyrjes së mjekëve ka shfaqur shenja jete. Aktualisht është duke iu nënshtruar të gjitha ekzaminimeve duke mbajtur në mbikëqyrje të vazhdueshme gjendjen e saj shëndetësore.”

Më herët, në raportimin paraprak për ngjarjen policia njoftonte: “Rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”./tvklan.al