Tiranë, gjendet i pajetë shoferi i ministrit Fatmir Xhafaj.. (Video)

502
0

Shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së sotme në garazhin e institucionit.
Në njoftimin zyrtar nga uniformat blu, thuhet se “Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, se në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.”
Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.