Shqiptari është portieri i javës në Itali

746
0

Thomas Strakosha po kalon momentin e ti më të mirë të karrierës. Titullar i padiskutueshëm me Lazion, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse, portiere 22-vjeçar shqiptar po e kthen në “rutinë” edher përfshirjen në formacionin më të mirë të javës së Seria A. Pasi e pa veten në këtë formacion për javën e 8-të dhe të 9-të të kampionatit elitar italian, si pasojë e paraqitjes së mrekullueshme ndaj Juventusit dhe Cagliarit, Strakosha përzgjidhet në 11-shen më të mirë të Serrtia A, javën e fundit në radhë, ajo e 10-ta, ku Lazio e tij luajti në transfertë me Bologna, shkruan Telesport.

Shqiptari është portieri i javës në Itali, duke sfiduar, kësisoji, edhe emra të tillë si Buffon (Juventus) dhe Donnarumma (Milan). Portieri, pjesë e kombëtares sonë kuqezi, që po e vendos në pozicion të vështirë titullarin Etrit Berisha, ka luajtur në këtë sezon me ngjyrat bardhekaltër 10 ndeshje të plota, ose 900 minuta. Me kombëtaren shqiptare, Thoma Strakosha regjistron 180 minuta lojë, në 2 ndeshje, kundër Izraelit dhe Italisë, në transfertë.