Pas lënies së futbollit Lorik Cana merr një tjetër detyrë të rëndësishme në FSHF

656
0

Lorik Cana është prezantuar zyrtarisht sot si ambasadori i Grassroots për Shqipërinë në zyrat e FSHF në prani edhe të Dukës. Në fjalën e tij, Cana tha se Grassroot është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, pasi do t’i nxisë ata të merren me sport. “Nuk kemi pasur mundësi të arrijmë në maja më herët, ndërsa vitet e fundit kanë demonstruar se nëse bëhet një punë e madhe mund të jemi të suksesshëm.”, tha Cana.

Grassroot është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, pasi do t’i nxisë ata. Ka shumë gjëra për të bërë në vendin tonë, e vlerësoj shumë FSHF për mbështetjen që i ka dhënë fondacionit Lorik Cana. Si Ambasador i Grassroot do të ndihmoj sa më shumë që t’i ndihmojmë fëmijët dhe t’i mbajmë me frymën e futbollit. Ne kemi qenë si udhërrëfyes për pjesën e futbollit dhe do ta vazhdoj ta bëjë sërish këtë gjë”, vazhdoi ai më tej.

Cfare eshte Grassroot:

⃰ Grassroot financohet nga UEFA dhe është një organizatë që promovon fuqinë e futbollit për të edukuar, frymëzuar dhe mobilizuar të rinjtë në vendet në zhvillim për të kapërcyer sfidat e tyre më të mëdha shëndetësore, jetë të shëndetshme dhe më produktive dhe agjentë për ndryshim komunitetet e tyre.