Agjenti i Hysajt: Donte të kalonte te Juventus në merkaton e verës

444
0

Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt ka folur për merkaton e verës që sapo kaloi, në lidhje me mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë. I ftuar në “Radio Night Show”, Giuffredi tha se në merkaton e verës , haysaj hoqi dorë nga dëshira për Juventusin, pasi donte të fitonte titullin me Napolin.

“Në merkaton e verës, Juventus ishte skuadra që i pëlqente shumë. Por, vendosëm që ai të vazhdonte me Napolin, duke shpresuar që ky sezon të përfundojë me titullin kampion në Serinë A. Të gjithë e kanë këtë dëshirë për të luajtur me Juventusin. Është normale që, pas tre vitesh me Napolin të mendojë për të ardhmen. Por, për momentin duhet të mendojë të fitojë me Napolin”, tha agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.