Rekord infektimesh me Covid-19/ Ja çfarë vendosi Komiteti Teknik i Ekspertëve

833
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur një konferencë për media për rritjen e rasteve me Covid.

Mira Rakacolli foli për masat mbrojtëse duke thënë se shifrat duhet të shihen si arsye për tu mbrojtur më shumë.

Niveli i masave mbrojtëse që kemi sot nuk do të ketë ndryshime.

Eugena Tomini thotë se gripi dhe dy variantet Delta dhe Omicron po bëjnë një qarkullim dhe transmetueshmëri në nivele të larta.

“Këto ditë kanë reflektuar pikun më të lartë të pandemisë të hasur në vend”, tha Tomini.

Sa i përket vaksinimit, Silva Bino tha se ka një rritje me gati dyfish të personave që marrin dozën e parë të vaksinës.