20-vjeçarja nga Durrësi terheq vëmendjen e Bill Gates me shpikjen e saj

32
0

Xhulia është 20-vjeçarja nga Durrësi që është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike.

Në një rrëfim të saj 20-vjeçarja ka zbuluar se teknologjia është pasioni i saj teksa thotë se Steve Jobs është modeli që dëshiron të ndjekë.

“Të zgjedhësh një gjuhë programimi është si të zgjedhësh një gusto tënden në menynë që zgjedh. Të jep lirnë të komunikosh me të tjerët pa kufizime. Modeli më i mirë i suksesit që unë kam është Steve Jobs dhe do doja shumë të arrija në hapat e tij. Ky pasion ka lindur herët që në vitin 2008, pasi qasja ime me internetin ka qenë shumë e hershme në internet-kafenë e babait tim. Aty mësova si të programoja dhe aty kam marrë frymëzimin e parë. Qysh kur kam prekur librin e parë kam kuptuar që kjo është dega që dua, ky është apsioni që kam .”, rrëfen Xhulia.

Ajo ka treguar më tepër rreth projektit Internet pa wifi, i cili e renditi atë në vendin e dytë.

Internet pa wifi besoj se do jetë e ardhmja dhe kjo ide më lindi para dy vitesh. Konkursi është patronazhuar nga Ministria e Teknologjisë dhe Infrastrukturës gjermane dhe mbështeste teknologjitë e zhvilluara nga viti 2020 në 2021 duke na dhënë ne një afat kohor për zhvillimin e prototipit. Së shpejti ne do kemi në treg prototipin të aksesueshëm nga çdo individ, nga çdo klasë shoqërore“, tha ajo.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë historinë e suksesit të Xhulias në një status në rrjetet sociale ku shprehet:

Respekt, Xhulia, 20 vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë. Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo wifi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.